25/06/2026
Vërejtje për të gjithë banorët e fshatit.
Të nderuar bashkëfshatarë derisa një pjesë e banorëve tonë nuk kanë ujë të mjaftueshëm as për nevojat elementare, ende ka individë që e përdorin ujin e pijshëm sikur është i pashtershëm.
Në këto temperatura të larta larja e oborreve, mbushja e pishinave, ujitja e tepërt dhe çdo keqpërdorim tjetër i ujit në këto kushte është mungesë respekti ndaj fqinjëve dhe familjeve që përballen me mungesë të ujit.
🚫 Uji i pijshëm nuk është për luks
🚫 Nuk është për shpërdorim
🚫 Nuk është pronë private e askujt
Kërkohet ndërgjegje dhe përgjegjësi nga secili. Nëse vazhdojmë kështu me keqpërdorim të ujit, pasojat do t’i ndiejë i gjithë fshati.
Mos harrojmë se kur një pjesë e fshatit mbetet pa ujë💧, përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve, por edhe e atyre që e keqpërdorin atë pa menduar për të tjerët.
💧 “Mos e shpërdoroni ujin, edhe nëse jeni pranë një lumi që rrjedh.” – Profeti Muhamed (a.s.)