Elite Travel Group

Elite Travel Group Everlasting Experiences

02/09/2026

Being green isn’t about one big change—it’s about the simple daily choices that become second nature. 🌿✨
From electric transport and reusable bottles to paperless digital workflows, high-tech energy savings, and smart waste sorting, sustainability is a part of our daily life now.
At Elite Travel Group, this is our everyday reality. As the first tour operator in Albania to be Travelife Certified since 2022, our goal is simple: to make tomorrow better than yesterday and set a green standard for travel in our region.
What simple green choice are you making today?

For more information visit: https://etg.al/sustainability-policy-elite-travel-group/

------

Nga transporti elektrik dhe shishet e ripërdorshme, te punët pa letër në mënyrë digjitale, teknologjia për kursimin e energjisë dhe ndarja e mbetjeve, qëndrueshmëria është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Në Elite Travel Group, ky është realiteti ynë i përditshëm. Si tur-operatori i parë në Shqipëri i certifikuar nga Travelife që nga viti 2022, synimi ynë është i thjeshtë: ta bëjmë të nesërmen më të mirë se e sotmja dhe të vendosim një standard qëndrueshmerie për turizmin në rajonin tonë. 🌍

Cilën nga këto zgjedhje të thjeshta po bën ti sot? Na e thuaj në komente! 👇

🔗 Për më shumë informacion vizitoni: https://etg.al/sustainability-policy-elite-travel-group/

Shqipëria & Elite Travel në vitin 2012.Pa filtra dhe pa asnjë modifikim — vetëm Shqipëria, ashtu siç ishte atëherë.Teksa...
26/08/2026

Shqipëria & Elite Travel në vitin 2012.
Pa filtra dhe pa asnjë modifikim — vetëm Shqipëria, ashtu siç ishte atëherë.
Teksa shfletonim arkivin tonë, na dolën përpara këto fotografi nga vende të mrekullueshme, të vizituara gjatë atyre viteve nga shumë klientë të Elite DMC. Mes kujtimeve gjetëm edhe Elvisin dhe Doretin — më të rinj, por me të njëjtin pasion që i shoqëron edhe sot.

Kanë kaluar 14 vjet. Disa nga këto vende kanë ndryshuar, ashtu siç kemi ndryshuar edhe ne. Por një gjë ka mbetur e njëjtë: dëshira për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit.

Një rrugëtim që vazhdon me të njëjtën dashuri për vendin tonë, duke respektuar natyrën, qëndrueshmërinë, komunitetet lokale dhe çdo pjesëtar të stafit që e bën këtë mision të mundur.

Një copëz nga historia jonë, që na kujton se nga kemi nisur dhe pse vazhdojmë.

Everlasting Experiences
-----
Albania & Elite Travel in 2012

No filters, no edits — just Albania as it was back then.

While browsing through our archives, we came across these photographs of beautiful places visited by many Elite DMC clients during those years. Among these memories, we also found Elvis and Doret — younger, but driven by the same passion that continues to guide them today.

Fourteen years have passed. Some of these places have changed, just as we have. But one thing has remained the same: our desire to make Albania a year-round destination.

It is a journey that continues with the same love for our country, while respecting nature, sustainability, local communities, and every member of our team who helps make this mission possible.

A small piece of our history, reminding us where we started and why we continue.

Everlasting Experiences

11/08/2026

Jemi të bindur që shumica prej jush nuk e dinë se çfarë është M.I.C.E (Meetings, Incentives, Conferences, Exhibitions)? 🤔
Jua shpjegon më së miri Adriana — ose siç e njohin të gjithë te zyrat tona, Adri!

Përveçse udhëheq ekipin e saj për organizimin e eventeve, takimeve dhe konferencave nga më të ndryshmet, Adri është gjithashtu pjesë e bordit drejtues të Elite Travel Group.
Gjithmonë mes koordinimit të eventeve perfekte dhe vendimeve strategjike për orientimin e kompanisë, Adri sjell në ekip një sy të mprehtë ndaj detajeve, organizimit, planifikimit dhe respektimit të çdo deadline.
Por jo vetëm kaq! Adri vërtet mund të të sugjerojë në çdo moment vendin më perfekt për pushime ose për një fundjavë jashtë Shqipërisë me cmimin më të mirë të mundshëm.

👩‍💻 Edhe pse ajo thotë se do ta ndërronte punën e saj me departamentin e IT-së, ne jemi të bindur se ajo do të ishte edhe një Tour Operator perfekt për të krijuar udhëtime dhe eksperienca unike, si individuale ashtu edhe në grup.
Dëshmi për këtë janë pikërisht udhëtimet e stafit tonë, të cilat organizohen të gjitha nga Adri! :)

Everlasting Experiences
🔗 https://etg.al/about-elite-travel-group/

10/08/2026
17/06/2026

Njihuni me Irinën


➡️Burimet njerëzore janë shpesh kontakti i parë i çdo kandidati me një kompani — dhe Irina është HR-ja më miqësore (dhe pse shumë e rreptë profesionalisht) që ekziston, duke rrëzuar të gjitha mitet mbi burimet njerëzore.

❤️ Megjithatë, në fakt, kjo frymë është pjesë e gjithë kulturës së ETG.

Ajo thyen çdo stereotip për “HR-in formal” duke sjellë një qasje miqësore, të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë të gatshme për të dëgjuar.

⛰️Jashtë zyrës, Irina e gjen balancën mes punës dhe pasioneve të saj: adhuron bimët në ambientin e punës, perëndimet e diellit dhe çdo mundësi për të eksploruar jugun e Shqipërisë apo destinacione të reja. Hiking, udhëtimet dhe një inbox i mbushur me email-e?
Për të, kjo është rutina perfekte 🙂

Everlasting Experiences
https://etg.al/about-elite-travel-group/

15/06/2026

Sfidat e Turizmit në Shqipëri për sezonin 2026 dhe në të ardhmen!

Shkeputur nga fjalimi i Elvis Kotherja në diskutimin hapës “The Role of Culture and Experience in Shaping Tourism” në hapjen e “Albania’s Gastronomic Diplomacy Festival”, një ngjarje e organizuar nga ALBCHEF!

🙏 Një falënderim i veçantë për ALBCHEF për ftesën dhe gjithë pjesëmarrësit e panelit për diskutimet!

10/06/2026

✅ Elite Travel Group ishte prezente në "Konferencën Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional 2026", një platformë e rëndësishme dialogu për të ardhmen e aftësive, punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

📌 Konferenca u zhvillua nën temën:
“Aftësi 2030: Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm të AFP-së drejt integrimit në BE”

Sot, mbi 17 mijë të rinj ndjekin arsimin profesional në Shqipëri, ndërsa 63% e të diplomuarve punësohen pas përfundimit të studimeve — një tregues i qartë se arsimi profesional po shndërrohet në një nga rrugët më të sigurta drejt punësimit, karrierës dhe profesioneve që kërkon tregu i punës.

Në panelin tematik “Future-Ready VET: A New Vision for Upper Secondary Vocational Education and Training”, Elvis Kotherja, drejtues i Elite Travel Group dhe njëkohësisht Kryetar i Bordit të Shkollës Profesionale Elbasan, ndau perspektivën e sektorit privat mbi sfidat e aftësive, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rolin që arsimi profesional luan në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

🎯 Paneli bëri bashkë përfaqësues të rëndësishëm nga institucionet publike, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat, ndër të cilët znj. Orjana Osmani nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, znj. Elira Kokona nga Albanian Investment Corporation, z. Igli Tafa nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, z. Murat Sahin nga UNICEF Albania dhe z. Randi Davis nga UNDP Albania.

Gjatë diskutimit, Elvisi advokoi edhe një herë për rëndësinë e arsimit profesional, formacionit cilësor, dinjitetit të punonjësit dhe përgatitjes së brezave të rinj për sfidat e reja globale.

ETG beson se zhvillimi i sektorit të turizmit dhe mikpritjes nis nga investimi në njerëz, aftësi dhe edukim profesional të qëndrueshëm.
Kjo përbën një element kryesor të qellimit për të kthyer Shqipërinë, në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.

Everlasting Experiences
🌍 www.etg.al

29/05/2026

U lançua me sukses projekti “Aftësi Moderne për Qëndrime Autentike në Zona Rurale”!

Më 28 Maj 2026, në Tirana International Hotel, Elite Travel Group dhe Elite Academy organizuan eventin lançues të projektit “Aftësi Moderne për Qëndrime Autentike në Zona Rurale”, një iniciativë e financuar nga RECONOMY (Sida) dhe e zbatuar nga HELVETAS, me synimin për të forcuar kapacitetet e bujtinave rurale në Shqipëri dhe Kosovë.

Eventi mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, bujtinave rurale, organizatave partnere dhe ekspertë të turizmit, mikpritjes, agrobiznesit dhe inovacionit digjital për të diskutuar mbi të ardhmen e turizmit rural dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale.

Në fjalimet hapëse kontribuan:

* Z. Elvis Kotherja – CEO, Elite Travel Group
* Z. Stojan Mishev – Western Balkan Program Officer, HELVETAS

Projekti do të pilotohet në 10 bujtina rurale dhe synon të përfshijë rreth 100 bujtina përmes programeve të trajnimit, mentorimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese. Programi fokusohet në:
✅ Rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe eksperiencës së vizitorëve
✅ Zhvillimin e aftësive menaxheriale dhe operative
✅ Digjitalizimin e proceseve dhe shërbimeve të mikpritjes
✅ Fuqizimin e grave dhe të rinjve në zonat rurale
✅ Promovimin e produkteve lokale dhe eksperiencave autentike

Gjatë aktivitetit u zhvilluan gjithashtu sesione mbi digjitalizimin në sektorin e mikpritjes, analiza SWOT për nevojat e bujtinave rurale dhe diskutime të hapura mbi bashkëpunimin ndërkufitar dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit rural.
Falënderojmë të gjithë partnerët, panelistët dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në ndërtimin e një ekosistemi më të fortë, më inovativ dhe më të qëndrueshëm për turizmin rural në Shqipëri dhe Kosovë.

Së bashku po investojmë në aftësi, inovacion dhe mikpritje autentike për të ardhmen e turizmit rural.

Elite Travel Group is pleased to organize the launching event of the project “Modern Skills for Authentic Rural Stays”, ...
26/05/2026

Elite Travel Group is pleased to organize the launching event of the project “Modern Skills for Authentic Rural Stays”, an initiative that aims to support the development of rural guesthouses in Albania and Kosovo through tailored training, digital solutions, and sustainable tourism practices.

This project focuses on strengthening the capacities of rural guesthouses, especially small and family-run businesses, by helping them improve service quality, accommodation management, food safety, online presence, and market competitiveness.

The project presentation details are as follows:

📅 Date: 28 May 2026
🕓 Time: 16:00 -19:30
📍 Venue: Tirana International Hotel, Skanderbeg Square, Tirana
💻 Format: Hybrid

The project is implemented by Elite Travel Group, as part of the regional RECONOMY programme, funded by Sida and implemented by HELVETAS.

Together, we are building a more sustainable future for rural tourism in Albania and Kosovo.
-----------------
Elite Travel Group ka kënaqësinë të organizojë eventin lançues të projektit “Aftësi Moderne për Qëndrime Autentike në Zona Rurale”, një iniciativë që synon të mbështesë zhvillimin e bujtinave rurale në Shqipëri dhe Kosovë përmes trajnimeve të personalizuara, zgjidhjeve digjitale dhe praktikave të qëndrueshme në turizëm.

Ky projekt fokusohet në forcimin e kapaciteteve të bujtinave rurale, veçanërisht atyre të vogla dhe familjare, duke i ndihmuar ato të përmirësojnë cilësinë e shërbimit, menaxhimin e akomodimit, sigurinë ushqimore, prezencën online dhe konkurrueshmërinë në treg.

Detajet e prezantimit të projektit janë si më poshtë:

📅 Data: 28 Maj 2026
🕓 Ora: 16:00
📍 Vendi: Tirana International Hotel, Sheshi Skënderbej, Tiranë
💻 Formati: Hibrid

Projekti zbatohet nga Elite Travel Group, si pjesë e programit rajonal RECONOMY, financuar nga Sida dhe implementuar nga HELVETAS.

22/05/2026

🌍 Mundësi punësimi të shumta në qytetin e Vlorës nga Elite Hospitality
Britannia Resort & Spa (ish Diamond Hill) ofron disa pozicione pune!
Për më shumë informacion mund të na shkruani në: +355 69 20 69 696

Disa nga mundësitë janë:
➡️Menaxher Hoteli
➡️ Recepsionist
➡️Front Office Menaxher
➡️Kamarier, Banakier
➡️Pasticiere, Shef Kuzhine etj
➡️Personel sigurie, Shofer, Kopshtar, Punonjës Pastrimi
➡️Shume pozicione te tjera te lira

Nëse kërkon të zhvillosh një karrierë afatgjatë në një nga industritë më aktive dhe dinamike në Shqipëri dhe më gjerë, jeni të mirëpritur të aplikoni.

📩 Vizitoni linkun për të parë gjithë mundësitë e punësimit: https://hospitality.etg.al/career/?location=Vlore

Address

Rr. Kozma Naska, Nr: 33/6
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elite Travel Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category