12/06/2026
📍 U përmbyllën me sukses dy kurse të rëndësishme të formimit profesional në Forcën Ajrore, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjen dhe kualifikimin e personelit ushtarak.
Për disa muaj, 23 kursantë përfunduan me sukses Kursin Bazë të Nënoficerit, specialiteti Forcë Ajrore, Faza II, si dhe Kursin Funksional Bazik “Teknik/Mekanik i Përgjithshëm Helikopteri”.
Gjatë këtij procesi, ata përfituan njohuri teorike dhe praktike, duke rritur aftësitë profesionale dhe gatishmërinë për detyrat në strukturat operacionale dhe teknike të Forcës Ajrore.
Me përfundimin e kursit bazë të nënoficerit, kursantët fituan të drejtën për gradën “Tetar”, ndërsa pjesëmarrësit e kursit teknik u kualifikuan për shërbim në mirëmbajtjen dhe mbështetjen e mjeteve ajrore.
👏 Urime të gjithë kursantëve për përkushtimin dhe rezultatet e arritura. Suksese në karrierën ushtarake dhe profesionale në shërbim të Forcës Ajrore! ✈️🇦🇱