11/08/2026
Porti i Sarandës në ndihmë të një të plagosuri
Sot, Porti i Sarandës u vu menjëherë në shërbim të emergjencës për të mundësuar uljen e helikopterit dhe transportimin e një personi të plagosur rëndë nga aksidenti drejt Tiranës.
Për shkak se helikopteri nuk mund të ulej në një tjetër vend të përshtatshëm, Porti i Sarandës krijoi mundësinë e menjëhershme për uljen e tij, duke lehtësuar transportimin e të plagosurit drejt Tiranës për marrjen e ndihmës së specializuar mjekësore.
Në momente të tilla, çdo minutë është jetike. Porti i Sarandës tregoi edhe një herë se është në shërbim të komunitetit dhe emergjencave.
🙏 Urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë për të plagosurin!