30/08/2026
🌼VENECIA – VERONA ✈️
✅️ Nisje: • 18, 25, Shtator / 2 Ditë / 1 Natë / 169€|P
📞Për më shumë info/detaje dhe rezervime kontaktoni :
📲+355 68 2041509 & WhatsApp
📩 [email protected]
⬇️Përfshihen në Cmim⬇️
✅️Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Trevizo – Tiranë.
✅️Transfertat dhe Shëtitjet me autobus sipas programit.
✅️Akomodimi në hotel 4 Yje për 1 natë në Vicenza me mëngjes
✅️Guida në gjuhën shqipe gjatë Turit
✅️Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa 40cm x 30cm x 20cm deri në 10 kg. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
⬇️Orari fluturimeve⬇️
✈️Nisja: 06:45 (Tiranë) → 08:25 (Trevizo)
✈️ Kthimi: 18:20 (Trevizo) → 19:50 (Tiranë)
⬇️Pogrami⬇️
➡️Dita 1 | VENECIA
✅️Paraqitja në Aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
✅️Nisja nga Tirana për në Treviso me fluturim direkt (rreth 1 orë e 20 minuta).
➡️Pas mbërritjes në Treviso, nisemi drejt Venecias. Për të përjetuar hyrjen në qytetin e ndërtuar mbi ujë, do të udhëtojmë me traget/vaporetto, duke shijuar pamjet e mrekullueshme të lagunës dhe panoramën unike të Venecias.
⚠️E RËNDËSISHME: Përpara vizitës në Venecia, sigurohuni që të keni kryer regjistrimin dhe pagesën e taksës së hyrjes në qytet. Biletën e hyrjes duhet ta keni të shkarkuar në telefon ose të printuar.
⬇️Turi i Venecias⬇️
➡️Fillojmë eksplorimin e qytetit duke vizituar disa nga monumentet dhe sheshet më ikonike:
➡️Piazza San Marco – zemra e Venecias dhe një nga sheshet më të famshme në Europë.
➡️Bazilika San Marco – simbol i historisë dhe trashëgimisë së pasur veneciane.
➡️Palazzo Ducale – pallati madhështor i Duxhit, një kryevepër e arkitekturës gotike veneciane.
➡️Ura Rialto – një nga simbolet më të njohura të qytetit, që shtrihet mbi Kanalin e Madh.
➡️Pas vizitave, kohë e lirë për të shijuar atmosferën unike të Venecias. Mund të humbisni në rrugicat e ngushta, të zbuloni sheshet e vogla e plot karakter ose, për një eksperiencë tipike veneciane, të zgjidhni një shëtitje me gondolë (me pagesë ekstra).
➡️Në përfundim të vizitës, transferimi me traget/vaporetto dhe vazhdimi i udhëtimit drejt Vicenzës.
Akomodimi në hotel.
Mbrëmje e lirë
⬇️Dita 2 | VERONA⬇️
➡️Mëngjesi në hotel.
➡️Pas mëngjesit, nisemi drejt Veronës, qytetit romantik të dashurisë, i famshëm në mbarë botën si qyteti i Romeos dhe Xhulietës. Një qytet me histori, arkitekturë madhështore dhe atmosferë tipike italiane.
⬇️Turi i Veronës⬇️
➡️Gjatë vizitës do të njohim disa nga pikat më të famshme të qytetit:
➡️Shtëpia e Xhuljetës – një nga vendet më romantike të Veronës, ku ndodhet edhe ballkoni legjendar i Xhuljetës.
➡️Arena e Veronës – amfiteatri madhështor romak i shekullit I, një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.
➡️Piazza delle Erbe – sheshi historik dhe një nga pikat më të gjalla të Veronës, i rrethuar nga ndërtesa historike, kafene dhe tregje.
➡️Via Mazzini – rruga elegante e shopping-ut, e mbushur me dyqane, marka të njohura dhe kafene tipike italiane.
➡️Arche Scaligere – monumentet funerare madhështore të familjes Scaligeri, një shembull i bukur i arkitekturës gotike.
➡️Kulla Lamberti – një nga simbolet e qytetit, nga ku mund të shijohen pamje panoramike mbi çatitë dhe qendrën historike të Veronës.
➡️Pas përfundimit të vizitave, transferimi drejt Aeroportit të Trevisos.
➡️Procedurat aeroportuale dhe fluturimi direkt Treviso – Tiranë, me kohëzgjatje rreth 1 orë e 30 minuta.
⬇️Nuk Përfshihen në cmim⬇️
➡️Drekat dhe Darkat gjatë udhëtimit
➡️Biletat e hyrjes në Muze dhe Monumente Turistike
➡️Taksa lokale 5 euro personi për 1 natë (e detyrueshme dhe paguhet ne zyrë bashkë me pagesën e turit)
➡️Taksa e hyrjes ne Venecia dhe Trageti
⛔️KUJDES⛔️
➡️Taksen e hyrjes ne Venezia ka nje rregullore si vijon:
➡️Paguhet online tek https://cda.ve.it/it 4 ditë përpara dates se hyrjes në qytet ose 10 euro nëse paguhet online tek https://cda.ve.it/it mbasi kalon katër ditëshi përpara datës së hyrjes në qytet. ➡️Taksa eshte e detyrushme te paguhet individualisht nga cdo vizitor , i cili duhet te pajiset me QR per te mund te hyre ne Venezia
➡️Nga ky rregull perjashtohen te gjithe femijet nen 14 vjec, te cilet duhet te rregjistrohen por nuk paguajn.
➡️Nese hasni veshtiresi ne prerjen e takses, kerkoni asistencen e stafit tone/
——————————————————-
⬇️VENDTAKIMI I NISJES⬇️
✅️Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
⬇️POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT⬇️
✅️ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 15€ zbritje nga cmimi i paketës
⛔️Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
⛔️DOGANA⛔️
➡️1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➡️2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
⬇️INFORMACIONE⬇️
➡️ Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
➡️ Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
➡️ Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
➡️ Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
➡️Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
➡️ Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
➡️Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto sh*tje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
➡️ Kujdesi ndaj sendeve personale gjatë qëndrimit në aeroplan, autobuz, traget, është përgjegjësi individuale e klientit dhe jo e Operatorit