Porti Detar Vlorë sh.a.

Porti Detar Vlorë sh.a. Shoqëria e "Porti Detar" Vlorë ushtron aktivitetin e saj për përpunimin e trageteve dhe anijeve Eshtë një qendër e madhe industriale, tregetare dhe transporti.

Emri i qytetit Skelë të Vlorës së lashtë e gjejmë të përmendur në shek e II p.e.s nga shkrimtari Likani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Në shekullin e IV të e.s Aulona përmendet në listen e qyteteve bregdetare si porti më i rendësishëm, me detari të zhvilluar, dhe tregëtonte vaj ulliri, ullinj, krip, lendë drusore etj. Porti i Vlorës ishte gjithashtu nje urë lidhse me vendet e tjera të

Europës. Në shek e XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rendësishme të Shqipërisë së jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj i siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në Skelë të Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blektorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zonat e Beratit , Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Ky qytet zhvillonte tregtinë me Triesten, Venedikun, Korfuzin, Stambollin ,Izmirin ,Manastirin, Maltën dhe Qipron. Vlora shtrihet në pjesen jugore të Shqperisë dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Ajo është e lidhur me qendra të tjera të Shqipërisë, duke i shërbyer transportit të mallrave si dhe të udhëtarëve. Porti i Vlorës është porti i dytë i Shqipërisë i radhitur pas Portit të Durrsit përsa i takon madhësisë dhe kapacitetit. Eshtë porti më i madh i jugut dhe u shërben të gjitha qendrave jugore të Shqiperisë dhe në shumë raste dhe ngarkesave tranzit në thellësi të Ballkanit, Kosovës, Maqedonis etj.. Shoqëria e Portit Detar Vlorë ushtron aktivitetin ekonomiko administrativ si shoqëri aksionere me pronar të vetëm shtetin. Porti i Vlorës është ndërtuar në gjirin e Vlorës dhe ka një siperfaqe totale prej 10.5ha, me akuarium 5ha. Eshtë një port i hapur me 2 kalata kryesore ku përpunohen anije tregtare dhe tragete. Jashtë sistemit të koordinatave në radë mund të sigurohet një ankorim i sigurt dhe një vend që i mbron anijet falë vetë pozicionit gjeografik që ka Gjiri i Vlorës. Nuk ka rryma uji, as batica as zbatica të forta që mund të ndikojnë lundrimin. Porti i Vlorës e shtrin aktivitetin e vet përpunues në 2 kalata:

-Kalata Lindore

-Kalata Perëndimore

Në Kalatën Lindore përpunohen vetëm anije tregtare, ajo ka një gjatësi 339m dhe mund të përpunohen anije me peshë deri në 6.000 Ton dhe thellësi 10.5m. Në Kalatën Perëndimore deri para disa vitesh përpunoheshin anijet tregtare dhe tragete ku ishin të instaluar dhe 2 vinxha portual me kapacitet 5ton secili. Sot funksionin vetëm si kalatë për tragetet. Ajo ka një gjatësi 322 m ku mund të përpunohen 3 tragete. Në këtë kalatë mund të kryet dhe furnizimi me ujë i anijeve. Porti i Vlorës ka në dispozicion të klientëve sheshe dhe magazina për depositimin tranzit, të cilat jepen me qera në dispozicion të një përpunimi sa më të efektshëm për shkarkimin e mallrave. Magazina të mbyllura janë 2.100m2 , sheshe depozitimi janë 9.000m2 , të cilat kundrejt një çmimi me leverdi janë shumë të kërkuara. Në kushtet kur tarifa e përpunimit të mallrave janë të liberalizuara, i vetmi qëllim i yni është që të aplikojmë të tilla tarifa për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për një zhvillim normal të aktivitetit ekonomik dhe nga ana tjetër klienti të ndiehet i mirëpritur si me tarifë dhe me cilesinë e shërbimit.

🚢🌊Gjatë kësaj fundjave në Portin e Vlorës kanë operuar dy tragete të linjës Vlorë-Brindisi duke përballuar një numër të ...
24/08/2026

🚢🌊Gjatë kësaj fundjave në Portin e Vlorës kanë operuar dy tragete të linjës Vlorë-Brindisi duke përballuar një numër të lartë udhëtarësh dhe automjetesh.
📊Janë regjistruar në dalje 6,895 pasagjerë dhe 1,829 automjete ku një pjesë e konsiderueshme janë me shtetësi italiane.
Një fundjavë që dëshmon ritmin e lartë të sezonit turistik dhe fluksin ne rritje ku puna dhe angazhimi do të vijojnë për të garantuar standartet e duhura, sigurinë dhe shërbimin cilësor për çdo udhëtar që zgjedh Portin e Vlorës. 🌊⚓️

18/08/2026
Janë gjetur disa çelësa në territorin e “Portit Detar“ Vlorë sh.a,Personi qe i ka humbur mund të paraqitet pranë ambient...
10/08/2026

Janë gjetur disa çelësa në territorin e “Portit Detar“ Vlorë sh.a,
Personi qe i ka humbur mund të paraqitet pranë ambienteve të Portit për ti tërhequr.

Muaji gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh në Portin Detar Vlorë sh.a ⚓️Në kuadër të menaxhimit t...
01/08/2026

Muaji gusht ka nisur me një fluks të lartë udhëtarësh dhe mjetesh në Portin Detar Vlorë sh.a ⚓️
Në kuadër të menaxhimit të këtij fluksi të shtuar, autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për çdo udhëtar.
Porti Detar Vlorë mbetet i angazhuar për të garantuar standarte të larta dhe shërbim sa më efikas gjatë gjithë sezonit veror ☀️🌊🚢

⚓️Porti Detar Vlorë ju bashkua Stërvitjes “Redoni Blu 2026”, në Gjirin e Vlorës, nën kujdesin dhe organizimin e Bazës De...
22/05/2026

⚓️Porti Detar Vlorë ju bashkua Stërvitjes “Redoni Blu 2026”, në Gjirin e Vlorës, nën kujdesin dhe organizimin e Bazës Detare Pashaliman.
🚢 Stërvitja “Redoni - Blu 2026” kishte për qëllim reagimin 🤝ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave në rastet e ndotjeve detare.

⚓️Porti Detar Vlorë mori pjesë sot në Konferencën Përfundimtare Planëzuese për stërvitjen “Redoni Blu 2026”, zhvilluar n...
14/05/2026

⚓️Porti Detar Vlorë mori pjesë sot në Konferencën Përfundimtare Planëzuese për stërvitjen “Redoni Blu 2026”, zhvilluar në Bazen Detare Pashaliman. 🌊
Konferenca u fokusua në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencave dhe ndotjeve detare me hidrokarbure.
Stërvitja do të zhvillohet së shpejti me pjesëmarrjen e strukturave që kanë detyrime dhe interesa në hapësirën detare. ⚓️

Mirëpritëm në Portin e Vlorës kroçerën “MONET”  me flamur të Kingstown.🛳️E ardhur nga Durrësi, ajo mbërriti këtë mëngjes...
24/04/2026

Mirëpritëm në Portin e Vlorës kroçerën “MONET” me flamur të Kingstown.🛳️
E ardhur nga Durrësi, ajo mbërriti këtë mëngjes në radën e Vlorës, me 48 turistë nga vende të ndryshme si Kroacia, Portugalia, Gjermania dhe Anglia.

Vizitorët do të ndalen në pika të njohura si Zvërneci dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë.

Kroçera do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 20:00, për të vijuar më pas drejt destinacionit të radhës Sarandës. 🚢

Sezoni i kroçerave ka nisur, duke e kthyer Vlorën në një destinacion gjithnjë e më të preferuar turistik. 🌊

 🌿 Në kuadër të aksionit Kombëtar të Pastrimit, në prag të sezonit turistik, edhe stafi i Portit Detar Vlorë sh.a u bë...
24/04/2026

 🌿 Në kuadër të aksionit Kombëtar të Pastrimit, në prag të sezonit turistik, edhe stafi i Portit Detar Vlorë sh.a u bë pjesë e kësaj nisme me rëndësi.

Së bashku kontribuam për një mjedis më të pastër, duke përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi: ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë ambientin tonë të përbashkët, çdo ditë. ⚓

Address

Vlorë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Porti Detar Vlorë sh.a. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Porti Detar Vlorë sh.a.:

Shortcuts

Share

Category